Koordinatori i videove të agjencisë franceze të lajmeve AFP u vra gjatë një sulmi me raketa pranë Bakhmut në Ukrainë, njoftoi agjencia, raporton AP.
Sipas raportimeve, Arman Soldin ishte me ekipin e gazetarëve të AFP-së, në shoqërinë e ushtarëve ukrainas, kur grupi u godit nga raketat, ndërsa pjesa tjetër e ekipit gazetaresk nuk u lëndua.
Sulmi ndodhi të martën në mbrëmje pranë Chasiv Yar, një qytet pranë Bakhmut, transmeton Fol Drejt.