Policia gjermane ka bërë me dije se gjatë të martës në mbrëmje ka gjetur në stacionin e trenave në Tübingen pjesëtarë të shumtë të një familje nga Kosova, pasi pak më parë kishte ardhur deri te një konflikt verbal mes shumë burrave që më pas eskaloi në konflikt fizik, shkruan tagg24.de.
“Një 38 vjeçar nga Kosova, sëbashku me djalin e tij 15 vjeçar, ishin futur në Mercedes E-Klasse dhe nisën ta shkelin kundërshtarin e tyre 33 vjeçar,” përcjell foldrejt.com.
Ai u aksidentua frontalisht me veturën dhe më pas u përplas për mbrojtëset e urës Ammer-Brücke.
Si pasojë të tre personat mbetën të plagosur, veçanërisht 33 vjeçari që u dërgua me urgjencë në klinikë.
Babai është arrestuar dhe akuzohet për vrasje e mbetur në tentativë./Foldrejt.com