Një burrë i bllokuar nga një zjarr i shpejtë në një ndërtesë apartamentesh në New Yersey e hodhi fëmijën e tij të vogël në krahët e policisë dhe zjarrfikësve, të cilët më pas e kapën edhe burrin, thanë autoritetet.
Zjarri në kompleksin South Ridge në South Brunswick u raportua rreth orës 08:15 të mëngjesit të së hënës.
Burri dhe djali i tij, i cili dukej se ishte i vogël, ishin në një ballkon të katit të dytë kur autoritetet i thanë babait ta hidhte djalin. Tre oficerë dhe një zjarrfikës e kapën fëmijën dhe i ati shpejt e ndoqi. Të dy u trajtuan për lëndime të lehta, raporton AP.
Katër persona të tjerë po trajtoheshin për thithjen e tymit, duke përfshirë një të shtruar në spital, thanë autoritetet. Rreth 50 persona u evakuuan nga zjarri, shkaqet e rënies së të cilit po hetohen./FolDrejt/