Babai filloi të bisedonte në celularin e së bijës me 47-vjeçarin për të lënë një takim në emër të saj.
Një baba 50-vjeçar në Patras ka arritur të bllokojë dhe të imobilizojë një 47-vjeçar, i cili i dërgonte mesazhe seksuale vajzës së tij 12-vjeçare shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
47-vjeçari ka lënë takim me 12-vjeçaren në një shesh në Patras , por pa llogaritur se do të binte në kurth, pasi babai i saj ishte në vendngjarje me vajzën 12-vjeçare . Si pasojë, 50-vjeçari ka ndërhyrë menjëherë dhe ka imobilizuar autorin, ndërsa më pas ka lajmëruar policinë ku e ka arrestuar .
Sipas informacioneve të tempo24.news , babai ka kuptuar me kohë se vajza e tij po merrte mesazhe të turpshme në celularin e saj nga 47-vjeçari dhe menjëherë ka ndërmarrë veprime për gjetjen e tij dhe dorëzimin e autoriteteve.
Vetë babai ka nisur të bisedojë në celularin e së bijës me 47-vjeçarin , për të lënë një takim në emër të saj.
Në të vërtetë, takimi u bë të dielën pasdite në sheshin Zarouhleikon dhe babai shkoi në vendngjarje me vajzën e tij . Ajo e la 47-vjeçarin t’i afrohej dhe më pas i doli përballë dhe e ndaloi para se 47-vjeçari të reagonte.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe 47-vjeçari është arrestuar me akuzën e turpshme seksuale ndaj një të mituri dhe pritet të dërgohet në Prokurori./FolDrejt/