Një 45-vjeçar është ndaluar nga policia e Sarandës pasi ka goditur një minorene. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u ndalua shtetasi H. R., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur një shtetase të mitur 14 vjeçe.
Mësohet se 14-vjeçarja ishte zënë me të bijën para shkollës dhe babai ka ndërhyrë duke qëlluar adoleshenten. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Raporton BalkanWeb percjell Foldrejt.com