Të premten policët austriakë në Linz kanë shpëtuar për mrekulli një fëmijë shqiptar dyvjeçar, i cili ndodhej i mbyllur në veturë prej rreth një orësh, shkruan heute.at, përcjell foldrejt.com. Aty policët kanë takuar edhe babain 34 vjeçar nga Kosova, me banim në Steyr-Land, i cili me neglizhencën kishte mbyllur vajzën në veturën e parkuar në diell.
Pas lirimit të fëmijës nga vetura, atë e morrën përsipër Ndihma e Shpejtë, e cila e dërgoi në spitalin e Linz. Fëmija është larg rrezikut për jetën./Foldrejt.com