Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në Bari, Forcatella të Italisë.
Një baba vdiq teksa po shpëtonte jetën e dy bijave të tij, binjake 11-vjeçe, të cilat nuk po mund të ktheheshin në breg, transmeton Fol Drejt.
Dallgët e forta të shkaktuara nga era, i pamundësuan 47-vjeçarit të dalë nga deti, pasi siguroi shpëtimin e dy të bijave të tij.
Përpjekjet e stafit të emergjencës bregdetare nuk arritën ta sjellin në jetë babain e vajzave.
Dyshohet se presioni i ujit shkaktoi në të një sulm kardiak dhe për rrjedhojë vetë vdekjen e tij./FolDrejt/