The Sun ka raportuar se babai i Lionel Messit, Jorge, është parë në Arabinë Saudite, mes thashethemeve për transferimin që e lidhin sulmuesin argjentinas me Al-Hilal.
Klubi i Arabisë Saudite po kërkon të nënshkruajë me fituesin e Kupës së Botës, pasi Al-Nassr njoftoi nënshkrimin e Cristiano Ronaldos, transmeton Fol Drejt.