Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq së fundi ka dhënë një i intervistë disa orëshe për televizionin serb “Prva”, me ç’rast u është kundërpërgjigjur kundërshtarëve politikë, shkruan Fol Drejt.
Sipas “Danas”, Vuçiq ndër të tjera është marr edhe me ofendimet që së fundi kanë qarkulluar rreth pamjes së tij, por edhe prejardhjes së tij.
“Fajet për buzët e mia, i ka nëna ime, ajo më ka lindur kështu” – ka thënë Vuçiq ndër të tjera.
Po ashtu Vuçiq i ka komentuar edhe spekulimet rreth prejardhjes së tij, duke thënë se babai i tij nuk është Fahri Musliu, siç pretendon “Slobodna Bosna”, por Angjelko Vuçiq.
Përndryshe gazetari Fahri Musliu për shumë vite ishte i punësuar në Radio Televizionin e Serbisë, ku për kolege e kishte Angelina Vuçiqin, nënën e presidentit Vuçiq. Megjithatë, Musliu në disa deklarata ka mohuar çdo lloj lidhjeje me Angelikën, duke thënë se me të ishin thjeshtë kolegë dhe se nuk e njeh fare presidentin e Serbisë./FolDrejt/