Sipas raportit të policisë, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 4 raste të dhunës në familje, shkruan Fol Drejt.
Në Prishtinë një i dyshuar ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij:
“Prishtinë 27.11.2022-14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, për motive të panjohura ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikike ndaj viktimës femër kosovare-vajzës së tij, dhe të njëjtën e ka kanosur me vrasje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në raport.
Në Gjakovë, djali ushtron dhunë ndaj nënës së tij:
“Gjilan 27.11.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Në Pejë, burri ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij:
“Pejë 26.11.2022 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Në një tjetër rast në Gjakovë, burri fyen dhe kanos verbalosht bashkëshorten e tij:
“Gjakovë 27.11.2022-19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte fyer dhe kanosur verbalisht bashkëshorten e tij kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”
Vlen të thuhet se edhe në Prishtinë një person ka përfunduar në pranga, pasi pas një mosmarrëveshjeje ka kanosur babain e tij. I dyshuari, sipas raportit, është dërguar në mbajtje./FolDrejt/