Një burrë dhe pesë djemtë e tij vdiqën në një zjarr që përfshiu shtëpinë e tyre në shtetin australian të Queensland herët këtë mëngjes, tha policia lokale.
Nëna e pesë djemve që vdiqën arriti të arratisej e padëmtuar nga prona e familjes në ishullin Russell, një komunitet i vogël rreth 60 kilometra në juglindje të Brisbane, tha mbikëqyrësi i policisë Matt Kelly, sipas Reuters.
“Ajo është e tmerruar dhe e mërzitur emocionalisht në këtë kohë,” u tha Kelly gazetarëve në qytetin e afërt të Redland Bay, duke konfirmuar se gruaja “kishte humbur të gjithë familjen e saj”.