Drejtoresha e shkollës teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, Florentina Gjergjaj, dha leje për vendosjen e një shenje, që vajzës së klasës së 10-të, e e cila është e vetmja me mbulesë në atë shkollë, do të mund t’i ndalohej hyrja brenda.
Mbulesa brenda këtij institucioni konsiderohej e ndaluar, krahas armëve të zjarrit e duhanit.
Për këtë, të premten këtu erdhi edhe prindi i vajzës. Veçse ai po beson se e gjitha kjo, ka mundur të jetë një lëshim i rastit, njofton Klan Kosova.
“Ka qenë gabim teknik, çdo njeri bën gabime”, tha Armend Rexhaj.
Stickeri u largua dje, teksa një mësimdhënës po thotë se nuk qëndroi për shumë kohë.
Vetë drejtoresha nuk deshi të flas. Madje, nuk foli as për komente negative që mori në rrjetet sociale.
Një veprim i tillë ka indinjuar edhe qytetarët.
Një ditë më parë, nga komuna thanë se kjo që ndodhi ishte veprim individual i shkollës.