Ky vikend nuk ka qenë i qetë për familjet kosovare. Dhjetë raste të dhunës në mes tyre, rrahje e kërcënime, i kanë karakterizuar këto dy ditët e fundit. Fol Drejt, kupton se rastet kanë ndodhur në mes të bashkëshortëve por edhe në mes të prindërve e fëmijëve, gjë e cila po bëhet mjaft e shpeshtë kohëve të fundit. Rastet kanë ndodhur si rezultat i mosmarrëveshjeve por edhe nën ndikimin e alkoolit, si pasojë e të cilave janë arrestuar dhe janë trajtuar në spital sulmuesit dhe viktimat. Shumica e rasteve kanë përfunduar në tretman mjekësor dhe nga të dyshuarit shumica e tyre janë dërguar në mbajtje.
Në vijim, lexojini raportet e policisë për të gjitha rastet e dhunës në familje që kanë ndodhur gjatë vikendit:
Më 05.02.2022 rreth orës 00:02, është raportuar për një rast dhune në familje në Gllogoc. Në raport thuhet se pas një mosmarrëveshje mes vete çifti bashkëshortor, të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovare, janë rrahur mes vete. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.
Dy raste të tjera të dhunës kanë ndodhur në Malishevë të shtunën. I pari rreth orës 01:00 pas mesnatës, në të cilin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Njofton Policia e Kosovës, transmeton për Fol Drejt se për shkaqe xhelozie, i dyshuari e ka kanosur verbalisht viktimën, femër kosovare, me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 14:40. Nga ky rast është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka rrahur nipit e tij të mitur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në të njëjtën ditë rreth orës 00:20 në Prizren viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga babai i tij. I dyshuari është mashkull kosovar, ai ishte nën ndikim të alkoolit. I dyshuari me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Gjithashtu rreth orës 15:30, Fol Drejt raporton se në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Kjo pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në pasditen e së shtunës, aty rreth orës 18:00 ka ndodhur një rast tjetër dhune në Prizren. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tyre dy vjeçar dhe më pas ka sulmuar fizikisht edhe ankuesin. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Një familje në fshatin Qikatovë e Re, nuk e ka nisur mbarë ditën e diel. Sipas raportit të Policisë së Kosovës më 06.02.2022, në orën 13:45. Ka ndodhur arresdtimi i të dyshuarit, mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur i kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti është në procedurë hetimore.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar më 06.02.2022 në Gjilan. Arrestimi i tij nga Policia e Kopsovës u bë rreth orës 15:40 pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje i ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje .
Fushë Kosova nuk ka qenë e qetë as të dielën. Në këtë ditë Policia e Kosovës ka kryer dy arrestime. I pari i dyshuari mashkull kosovar, ai u arrestua pas një mosmarrëveshje në familje me ç’rast e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e cila ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është në procedurë hetimore. Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 17:00. Në këtë kohë është raportuar për një rast të dhunës nga viktima femër kosovare. Ajo pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./FolDrejt/