Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Gjilanit.
Rasti është raportuar rreth orës 23:50, më 01.06.2022, transmeton Fol Drejt.
Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të moshës 21 vjeçare.
Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, më pas e njëjta është dërguar dhe është vendosur në strehimore.
Ndërsa personi i dyshuar është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti po vayhdon të hetohet nga policia./FolDrejt/