Në qytetin e Suharekës është raportuar një rast në polici, ku këta të fundit e kanë vlerësuar si sulm fizik dhe dhunë në familje.
Në njoftimin e policisë thuhet se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga babai i saj.
“Suharekë, 13.03.2022-11:08. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.