Nga 2021 të gjithë baballarët zviceranë do kenë mundësi të shfrytëzojnë pushimin e lindjes që do zgjasë plot 2 javë, shkruan blick.ch.
Në referendumin e së dielës, 60 për qind e zviceranëve votuan për pushim dyjavor për baballarët gjatë lindjes së fëmijës së tyre. Megjithatë, disa firma zvicerane si UBS, IKEA, kanë kërkuar që punëtorët e tyre të kenë bile katër javë pushim, përcjell foldrejt.com.
Shtetet europiane po lehtësojnë masat e punëtorëve gjatë lindjes, pasi kjo mendohet se do nxisë natalitetin e ulët në kontinentin plak./Foldrejt.com