Babë e bir kanë mbetur të plagosur me armë zjarri të martën në Pejë.
Siç ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin është arrestuar një person dhe është sekuestruar një pistoletë me municion.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Pejë / 27.11.2023 – 07:15. Dy meshkuj kosovar (babë e bir), kanë mbetur të plagosur gjatë një incidenti ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe është sekuestruar një pistoletë me municion. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.