Babë e bir nga Kaçaniku kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak se ishin lënduar gjatë një përleshjeje ndërmjet vete.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 23:50.
Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.