Babë e bir janë arrestuar në Himarë për kultivbim të bimëve narkotike. Në pranga janë vënë A. Sh., 63 vjeç, banues në Vranisht, Himarë dhe Xh. Sh., 25 vjeç, banues në Vranisht, Himarë.
Gjatë kontrollit, në fshatin Vranisht, Himarë, në vendin e quajtur “Vilza”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vilza”.
Gjenden dhe asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Arrestohen në flagrancë babë e bir, si autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Vilza”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-A. Sh., 63 vjeç, banues në Vranisht, Himarë.
-Xh. Sh., 25 vjeç, banues në Vranisht, Himarë.
Gjatë kontrollit, në fshatin Vranisht, Himarë, në vendin e quajtur “Vilza”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Nga veprimet hetimore dyshohet se autorët e kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit A. Sh dhe Xh. Sh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
/abcnews.al