Mandati i Michelle Bachelet skadon më 31 gusht dhe ajo pretendon se deklaratat e saj për Kinën dhe ujgurët nuk kanë asnjë lidhje me vendimin e saj.
Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet tha se nuk do të kërkonte një mandat të ri katërvjeçar, duke shpjeguar se dëshiron të kthehet në Kili, pasi u kritikua për deklaratën e saj mbi qëndrimin e Kinës ndaj ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane në Xinjiang perëndimor, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.
Bachelet (70) e karakterizoi fjalimin e saj sot në seancën e Këshillit të të Drejtave të Njeriut si të fundit në organin më të lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut./FolDrejt/