Ministrja e Jashtme gjermane Analena Baerbock tha sot se komuniteti botëror i ka bërë thirrje vazhdimisht presidentit rus Vladimir Putin që të mos përdorë kërcënimet bërthamore në konfliktin me Perëndimin për luftën në Ukrainë.
Duke folur në një vizitë në një zonë të Turqisë të shkatërruar nga tërmetet e fundit, Baerbock tha gjithashtu se vendimi i Putinit për të pezulluar një traktat të rëndësishëm të kontrollit të armëve bërthamore nënvizoi rëndësinë e hapave drejt çarmatimit bërthamor, raportoi Reuters.
Në një fjalim për përvjetorin e operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, Putin tha se Rusia po pezullonte pjesëmarrjen në traktatin e ri START, marrëveshja e fundit e madhe e kontrollit të armëve midis Moskës dhe Uashingtonit./FolDrejt/