“Ne nuk e fshehim atë që mendojmë për represionin brutal të regjimit kundër popullit të vet. Në Iran, një person që nuk bëri gjë tjetër veçse mbrojti të drejtat e tij liberale dhe civile, tani është dënuar me vdekje,” tha Analena Baerbock.
Në një konferencë kushtuar ndalimit të dënimit me vdekje në botë, ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Baerbock, kritikoi sot Iranin për ekzekutimin e dënimit me vdekje dhe represionin ndaj anëtarëve të opozitës, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Duke folur në Kongresin Botëror kundër Dënimit me Vdekje në Berlin, ku marrin pjesë rreth 90 delegacione nga e gjithë bota, Berbock tha se ekzekutimet janë përdorur më shpesh nga regjimet autoritare./FolDrejt/