Partnerët e NATO-s duhet të zbatojnë shpejt marrëveshjen për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancën e Atlantikut të Veriut, tha sot Ministrja e Jashtme gjermane Analena Baerbock dhe theksoi se Suedia ka ndërmarrë hapa të prekshëm për të hequr shqetësimet e Turqisë.
“Ishte e drejtë dhe e rëndësishme që (Suedia) iu përgjigj shqetësimeve të Turqisë dhe ndërmori hapa të prekshëm për t’i adresuar ato,” tha Baerbock në një konferencë shtypi gjatë një vizite në Stokholm, sipas Reuters.
Ministri gjerman vuri në dukje se hapi tjetër është që të gjitha vendet anëtare të NATO-s të veprojnë në mënyrë që Suedia dhe Finlanda të mund t’i bashkohen aleancës “dorë për dorë”, duke vlerësuar se kjo nuk është vetëm në interes të atyre vendeve, por edhe në interes të NATO-s./FolDrejt/