Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, thotë se çdo raketë e lëshuar nga Rusia në portin e Odesës ishte e barabartë me gjuajtjen e një rakete ndaj njerëzve të uritur, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Vërejtja vjen pasi Moska përballet me reagime për sulmin ndaj porteve të Ukrainës një ditë pas tërheqjes nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi.
Më herët, Rusia e përshkroi valën e saj të sulmeve me raketa dhe dron në Odesa si hakmarrje për sulmin e së hënës në Urën e Krimesë.