UNESCO ka deklaruar se ekspertiza e nevojshme për përgatitjen e kësaj buke është pjesë përbërëse e kulturës njerëzore dhe duhet ruajtur.
Lista e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale ruan trashëgiminë kulturore, të tilla si “traditat ose shprehjet e trashëguara nga paraardhësit dhe të kaluara tek pasardhësit”, përcjell Fol Drejt.
Kështu, baguette i bashkohet ushqimeve dhe zakoneve të tjera të kuzhinës në këtë listë – pica napolitane, kimchi, dieta mesdhetare dhe kafeja arabe. Francës iu deshën gjashtë vjet për të mbledhur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm përpara se të dorëzonte kërkesën.
Lloje të ndryshme baguette shiten në Francë, por ajo tradicionale është bërë nga vetëm katër përbërës (miell, ujë, kripë dhe maja) dhe duhet të bëhet në vend./FolDrejt/