Në lidhje me konfliktin në Ukrainë ka reaguar Behgjet Pacolli.
Ai ka theksuar se fondi për Ushtrinë e Kosovës, duhet të mundësohet sa më shpejt, transmeton Fol Drejt.
Në postimin e tij në Facebook ai ka theksuar:
“Ngjarjet në Ukrainë na kujtojnë rëndësinë e vetëmbrojtjes dhe te pasurit e një ushtrie të fortë. Fondi për Ushtrinë e Kosovës duhet të mundësohet sa më shpejt. Ta mbeshtesim atë edhe me fonde vetanake!”/FolDrejt/