Duke qenë se situata e koronavirus vijon ende të jetë kritike në botë edhe këtë vit kalendari në Formula 1 mund të pësojë modifikime, ashtu sikurse ndodhi një muaj më parë me garat e Australisë dhe Kinës.
Për t’i paraprirë ndonjë të papriture, qeveria e Bahrein, ku më 28 mars do të zhvillohet gara e parë sezonale dhe një javë më herët testet dimërore, ka vendosur t’u ofrojë vaksinën falas të gjitha skuadrave të Formula 1. Ofertë kjo që është refuzuar nga Formula 1.
Kjo, për faktin se Formula 1 e ka bazën në Britaninë e Madhe.