Bahreini thirri në Ministrinë e Punëve të Jashtme të ngarkuarën me punë të Suedisë, Britta Liszt Ann Lindahl për të shprehur protestën ndaj lejes së qeverisë suedeze për të sulmuar Kuranin në kryeqytetin Stokholm, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të vendit, BNA, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Bahreinit dënoi me forcë lejen e autoriteteve suedeze për të djegur Kuranin e Shenjtë nga ekstremistët nën mbrojtjen e policisë në Stokholm.
Duke theksuar se sulmet e përsëritura ndaj Kuranit provokojnë ndjenjat e muslimanëve, MPJ e Bahreinit tha se këto veprime shkelin rezolutat dhe konventat ndërkombëtare.
MPJ e Bahreinit tha se në përgjigje të sulmit të përsëritur ndaj Kuranit, e ngarkuara me punë e Suedisë, Britta Liszt Ann Lindahl u thirr në ministri dhe iu dorëzua notë proteste. Asaj iu përcoll shqetësimi se Suedia duhet të marrë masa për të parandaluar veprime të tilla.
Çfarë ka ndodhur
Në Suedi, e cila ka qenë dëshmitare e sulmeve ndaj Kuranit edhe më parë, Salwan Momika me origjinë nga Iraku, në Stokholm, më 28 qershor, ditën e parë të Kurban Bajramit, dogji Kuranin përballë xhamisë së Stokholmit, nën mbrojtjen e policisë.
Më 20 korrik, Momika gjithashtu shkeli Kuranin dhe flamurin irakian nën mbrojtjen e policisë përpara ambasadës së Irakut në Stokholm.