Gazetari i njohur Bahri Cani është rreshtuar përkrah qytetarëve të tjerë të cilët, në një mënyrë a një tjetër, e kanë uruar dhe përkrahur ekipin e filmit “Zgjoi”, i cili, ka gjasa që të futet në listë të ngushtë për t’u nominuar për çmimet Ocrars 2022.
“Edhe ne e përkrahim artin” – ka shkruar Cani, duke e informuar opinionin se, gjasat që ky film të futet në listën e ngushtë të filmave të cilët do të konkurrojnë për Oscar, janë të mëdhaja, transmeton Fol Drejt.
“Miq të dashur, edhe ne duam të jemi pjesë e nominimit. Tani sa komunikova me Yllka Gashin dhe ajo na falënderoi të gjithëve për mbështetje!
Sot fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022” – ka shkruar gazetari Cani.
Ky është statusi i tij i plotë: