Bajern Munihu ka arritur që të fitojë me rezultat të thellë 4-1 ndaj Lazios, në sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. I pari që hapi sfidën ishte Robert Levandoëski 9’, i cili shënoi pas një gabimi që bën në mbrojtje ekipi vendas. Vetëm 15 minuta më vonë, i riu 17 vjeçar Xhamala Musiala, dyfishoi shifrat për bavarezët. Ndërsa, në minutën e 42-të përmes Liroj Sanes, skuadra e Bajern Munihut kaloi në epërsi prej tri golave.