Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, është takuar sot me ambasadoren e Libisë, Amel Jerary, ku kanë diskutuar për situatën aktuale në vendet përkatëse, shkruan Fol Drejt.
Bajrami tha se kishte një diskutim shumë të frytshëm me ambasadoren e Libisë, Amel Jerary.
“Shkëmbyem mendime mbi situatat aktuale në vendet tona dhe rëndësinë e stabilitetit dhe demokracisë për paqen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe Magrebit”, shkroi ai në Twitter.
“Ramë dakord për nevojën e thellimit të marrëdhënieve Kosovë-Libi”, përfundoi Bajrami. /FolDrejt/