Profesori universitar, Arsim Bajrami, tentimin e Serbisë që referendumin e saj ta mbajë edhe në Kosovë e ka quajtur si cenim të sovranitetit, rendit kushtetues dhe pavarësisë së Kosovës.
Ai tha se në kushtetutën e Serbisë është jo vetëm preambula, por edhe pjesa normative në të cilën Kosova konsiderohet si pjesë organike e saj, gjë që paraqet tendencë të hapur për agresion kushtetues ndaj Kosovës.
“Ky provokim i radhës nuk duhet të jetë befasues, sepse Serbia në kontinuitet i bënë destrukcion shtetit të Kosovës dhe ndërhynë në territorinë e saj me veprime provokuese dhe antikushtetuese”, është shprehur Bajrami, transmeton Klankosova.tv.
Por, sipas ish-ministrit të Arsimit, befasuese dhe shqetësuese në këtë rast është qasja e Bashkimit Evropian karshi Serbisë, teksa listoi tri deshtime të BE-së për të ndalë provokimin e radhës të Serbisë.
Sipas tij, BE-ja do të duhej që të mos e përkrah ndëryhjen e Serbisë në rendin kushtetues të Kosovës, por do duhej t’i kërkonte Serbisë që ta heq nga kushtetua e saj Kosovën.
“BE-ja në vend të përkrahjes se ndërhyrjes në rendin kushtetëse të Kosovës, për gjoja “demokratizimin e Serbisë” me qëllim te reformimit e sistemit gjyqësor me ndryshimin e Kushtetutës serbe, do të duhej të kërkonte në mënyrë unanime heqjen e Kosovës nga Kushtetua serbe si provokim i agresionit kushtetues ndajë Kosovës”, ka shkruar Bajrami, përcjell Klankosova.tv
Më tej, Bajrami ka pyetur nëse BE-ja do të reagonte në rast se Shqipëria shpallë referendum në lidhje me reformën gjyqësore dhe të kërkonte që për këtë të votohej edhe në Kosvoë.
“BE- ja duhet të respektojë sovranitetin, integritetin dhe rendin kushtetues dhe të respektojë qëndrimin e institucioneve të Kosovës lidhur me referendumin serb, i cili është në pajtim jo vetëm me praktikat e mira evropiane, por edhe me parimin e qasjes së barabartë ndajë të gjitha shteteve anëtare dhe aspiruese të BE- së. Në ketë aspekt, shtrohet pyetja si do të reagonte ajo në rast se Republika e Shqipërisë shpall referendumin dhe kërkon votimin e qytetarëve të Kosovës në territorin e Kosovës për reformën e saj gjyqësore? A do ta përkrahte një referendum të këtillë, apo do ta gjykonte, madje me kualifikimet serbe si tendencë për krijimin e Shqipërisë Etnike”, ka thënë ai.
Ndërsa, si pikë të tretë, Bajrami tha se tendenca e BE-së që edhe kjo çështje të përfshihet në temat e dialogut Kosovë – Serbi është e rrezikshme, e cila paraqet tendencë për kompromise të reja, përtej, siç i quajti ai, kompromiseve të dhimbshme që Kosova ka bërë me pranimin e planit të Ahtisarit.
“Tendenca e BE- së që edhe kjo çështje të përfshihet në temat e dialogut Kosovë-Serbi është e rrezikshme, cenon shtetësinë e Kosovës dhe paraqet tendencë për kompromise të reja, përtej kompromiseve të dhimbshme që Kosova ka bërë me pranimin e Planit të Ahtisarit, i cili serbëve të Kosovës i ka siguruar pozitën më të privilegjuar kushtetuese në Evropë.
Uniteti institucional, partiak dhe i lidershipit të Kosovës në këto ditë, kur po kujtojmë viktimat e gjenocidit të Serbisë është përgjigjja më e mirë ndaj këtij provokimi.
Urojmë që ky lidership të demonstrohet në të gjitha rastet, kur cenohet shtetësia e Kosovës, integriteti, rendi kushtetues dhe sovraniteti i Kosovës”, ka thënë Bajrami, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutë që i ndalon Serbisë që referendumin e saj ta organizoj edhe në territorin e Kosovës.