Tiemoue Bakayoko po largohet nga Chelsea si lojtar i lirë. Mesfushori francez i kaloi dy sezonet e fundit si huazim në Milano, por këtë sezon ai bëri vetëm tre paraqitje edhe pse nuk ishte i lënduar. Prandaj Milani nuk ka vendosur ta blejë, ndërsa Chelsea raportohet se nuk do ta vazhdojë kontratën e tij.
Chelsea e solli Bakayokon në vitin 2017 nga Monaco për 40 milionë euro, por ai nuk e justifikoi investimin e madh. Ai bëri 43 paraqitje për ekipin londinez gjatë gjashtë viteve. Transfermarkt tani e vlerëson atë në 2.5 milionë euro, përcjell Fol Drejt.