Më 28 maj, Ministria e Mbrojtjes armene njoftoi se trupat e Azerbajxhanit hapën zjarr mbi pozicionet luftarake të ushtrisë armene në pjesën juglindore të kufirit të vendit dhe me atë rast, një ushtar u plagos dhe vdiq sot.
Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit hodhi poshtë akuzat e Armenisë për shkeljen e armëpushimit në kufirin mes dy vendeve dhe akuzoi Jerevanin për minimin e përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Bakun.
“Ne e kundërshtojmë me forcë deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Armenisë nga 28 maji, e cila thotë se pala azerbajxhanas ka shkelur armëpushimin”, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit./FolDrejt/