Shpërthimi, i cili ndodhi herët në mëngjes në një klub nate në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, vrau një person dhe plagosi 31, thanë zyrtarët.
Shpërthimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, në klubin e natës që ka nisur punën dy javë më parë dhe dyshohet se ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, por hetimet janë në vazhdim, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Prokuroria tha se një person ka humbur jetën dhe 31 persona kanë pësuar lëndime të ndryshme, ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë tha se 24 persona janë shtruar në spital, shumica e të cilëve me djegie./FolDrejt/