Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Balje tha se një gruaje i është mohuar statusi në mungesë të provave dhe, sipas saj, e njëjta ka tentuar të vetëvritet disa herë.
Ajo theksoi se gruaja në fjalë të vetmen rrugë e ka t’i drejtohet gjykatës për zgjidhjen e statusit të saj.
“Kam një pyetje për Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës. Dua vetëm të kuptoj se si i verifikoni viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe mënyrën se si ne e ruajmë identitetin e tyre. Dilema ime është te procesi dhe procedurat”.
“Ja si: një grua e gjashtë në radhë në të njëjtën dhomë përdhunohet dhe keqtrajtohet nga të njëjtët përdhunues në të njëjtën kohë…dhe pesë gratë tjera janë dëshmitare për këtë grua… Asaj i është refuzuar statusi për shkak të mungesës së provave…gruaja e refuzuar nga komisioni disa herë ka tentuar t’ia marrë vetës jetën, ka tentuar të vetëvritet”.
“Ajo të vetmen rrugë sot për sot e ka t’i drejtohet gjykatës për zgjidhjen e statusit të saj. Thirrja për gjykim adresohet me emër dhe mbiemër në adresën ku jeton aty ajo humb mbrojtjen si viktimë e dhunës seksuale të identitetit të vet të mbrojtur… Nga rreth 20.000 të dhunuara, kemi të regjistruara dhe me status të njohur 1643 persona”.
Ku është problemi!?