Në qytetin e Ohrit, për dy ditë radhazi, pritet të zhvillohen punimet e samitit “Ballkani i hapur”.
Me datën 7 e 8 qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të priten në Ohrin e Maqedonisë Veriore, prej kryeministrit Dimitar Kovaçeski si nikoqir i takimit, vetëm se këtë herë takimi do të marrë përmasa më të gjera, transmeton Fol Drejt.
Për herë të parë, këtij samiti do t’i bashkohet edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ndërkohë që Bosnja dhe Hercegovina do të përfaqësohet prej Zoran Tegletijas, si kryesues i këshillit të ministrave të Bosnjës.
Kosova, ndërkaq, vazhdon të mos jetë pjesë e këtij takimi. Në letrën e tij dërguar kryeministrit maqedonas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se Prishtina mbështet Procesin e Berlinit si iniciativë rajonale. /FolDrejt/