Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

“Ballkani i hapur” i bën shqiptarët pikë e pesë

3 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kanë ngelur disi enigmat se si Ali Ahmeti, njëri nga ish krerët e Lëvizjes Popullore të Kosovës, më vonë edhe i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e themelues i ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, po bëhet gardian i projektit ballkanik! Opozita shqiptare konsideron se Maqedonia e Veriut nuk e ka vendin në një nismë, në të cilën Serbia shfaqet si shteti kryesor, ndërsa vazhdon të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me Rusinë. Një pjesë e madhe e shqiptarëve të Shqipërisë, nuk mund ta kuptojnë se projektet që i atribuohen tokës ballkanike, bartin me vete reminishenca të së kaluarës së saj të përgjakur.

Shkruan: Sefer TAHIRI

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

“Një komb, një gjuhë, një atdhe”! Kjo është parullë e njohur, mbase shumë etno – romantike dhe populiste, por ajo vetëm tingëllon bukur dhe politikanët shqiptarë kudo ku janë e përdorin shpesh për vota, ndërsa në fakt punojnë ditë e natë kundër saj.

“Ballkani i hapur”, një projekt i cili synon bashkëpunim më të madh ekonomik ka bashkuar Shqipërinë dhe Serbinë, së bashku me Maqedoninë e Veriut, por ka ndarë Shqipërinë dhe Kosovën. Në njërën anë ka lënë Edi Ramën, së bashku me Ali Ahmetin, kreun e BDI, por edhe kreun e partisë Alternativa, Afrim Gashi dhe në anën tjetër Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës, së bashku me drejtuesin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela e atë të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami nga Maqedonia e Veriut. Dritan Abazoviqi, kryeministri me prejardhje shqiptare i Malit të Zi, si politikan pragmatik që është, ka zgjedhur të mbajë qëndrim neutral apo më mirë thënë të papërkufizuar ndaj projektit rajonal bashkëpunues.

Ali Ahmeti, pioner i “Ballkanit të hapur”

Njëri nga ideatorët, por edhe promotorët kryesorë të “Ballkanit të hapur”, Edi Rama, ka vlerësuar shumë lartë rolin e liderit integrist, Ali Ahmeti në ngritjen e themeleve, por edhe mbindërtimin e konceptit të ri për bashkëpunim rajonal. “Ali Ahmeti është një nga pionierët e Ballkanit të Hapur, edhe kur ne nuk ishim akoma këtu ku jemi”, ka thënë Rama. Vetë Ahmeti, sikur jo vetëm që e ka pohuar deklaratën mirënjohëse të Ramës, por edhe është entuziazmuar nga e njëjta. “Unë kam 20 vjet që flas për pajtimin e rajonit. Ka 20 vjet që e kam promovuar se në luftë të përhershme s’mund të jetojmë, që në hasmëri të përjetshme nuk mund të mbijetojmë dhe e kam promovuar në kohë shumë të vështira sepse duhej të arrihej një pajtueshmëri midis dy komuniteteve më të mëdha këtu në Maqedoni”, tha Ahmeti.

Lideri i BDI-së duke e mbrojtur idenë e bashkëpunimit rajonal, ka përdorur paqen si argument kryesor.  “Duke lënë të hapura problemet, paqja rrezikohet dhe lufta afrohet dhe ne duhet të vendosim, a do të zgjedhim paqen apo do të punojmë që të hapim fronte e luftëra të reja”, tha Ahmeti.

Megjithëse Ahmeti shpjegon metamorfozimin e tij në trajektoren individuale dhe partike – politike, në funksion të paqes, bashkëpunimit rajonal e ndërtimit të urave të reja ballkanike, duke i lënë pas luftërat, së bashku me mosdurimet dhe urrejtjen etnike, disi sikur kanë ngelur enigmat se si njëri nga ish krerët e Lëvizjes Popullore të Kosovës, më vonë edhe i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e themelues i ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (në Maqedoninë e Veriut), po bëhet gardian i projektit ballkanik! Ahmeti disa herë me mburrje të lartë ka deklaruar se ka qenë pikërisht ai njëri ndër ata që e ka prishur Jugosllavinë, ndërsa kritikët e tij dhe opozita pyesin, më shumë ironikisht se si ai tani po luan rolin e arkitektit të një projekti, në të cilin krahas Shqipërisë, rolin dominues e ka Serbia. Rrugëtimi i gjatë politik në Ballkan, jo vetëm që të vendos në kryqëzime, por ndonjëherë të vendos në pozicione që për publikun duken paradoksale, edhe pse pragmatike, mbase për të dhe përkrahësit e tij mund të duken krejtësisht veprime legjitime.

Partia e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim është pjesë e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e cila është njëra nga tri shtetet që e mbështesin dhe duan të jetësojnë “Ballkanin e hapur”, prandaj roli i Ahmetit është i tillë, edhe pse Kosova nuk e ka ndërmend ta mbështes këtë ide. Meqë veprimtarinë e tij 20 vjeçare politike dhe ushtarake ia ka kushtuar Kosovës dhe arritjes së pavarësisë së saj, nuk është thjesht frazë, thëni e njohur “Asnjëherë (në politikë), mos thuaj asnjëherë”!

Opozita shqiptare kundër “Ballkanit të hapur”

Në anën tjetër, Aleanca për Shqiptarët e ka ndarë mendjen se është kundër projektit ballkanik. Sipas kreut të ASH – së, Ziadin Sela ky projekt nuk ka asnjë kuptim për aq kohë sa Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Aleanca për Shqiptarët, ka ndjekur vijën zyrtare të politikës kosovare, e cila është shprehur kundër “Ballkanit të hapur”, duke përdorur argumentin se Serbia duhet të kërkojë falje për krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë dhe ta njeh pavarësinë e saj! Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Lëvizja BESA.

Opozita shqiptare konsideron se Maqedonia e Veriut nuk e ka vendin në një nismë, në të cilën Serbia shfaqet si shteti kryesor, ndërsa në anën tjetër vazhdon të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me Rusinë, e cila ka bërë agresion të njëanshëm ndaj shtetit dhe popullit ukrainas.

Qëndrimet modelon nga pozicioni politik

Është e njohur që partitë shqiptare, qëndrimet e tyre mbi çështjet e brendshme, por edhe ato rajonale i ndërtojnë varësisht se a janë në pushtet apo në opozitë. Ngjashëm, është edhe me qëndrimet ndaj “Ballkanit të hapur”, edhe pse kundërshtarët janë pak sa më agresivë gjatë kontestimit të projektit, ndërsa mbrojtësit dhe promovuesit e tij nuk është se afirmimin e tij e bëjnë me ndonjë entuziazëm shumë të madh! Madje, eksponentë politik që përfaqësojnë shqiptarët në pushtet, me përjashtim të Ahmetit dhe ministrit të jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani nuk janë parë të jenë pjesë e debatit politik dhe publik në rolin e apologjetëve të projektit të ri, në të cilin pjesë e rëndësishme është Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili ka qenë ministër i Informacionit në kohën e Sllobodan Millosheviqit.

Natyrisht se askush nuk e konteston se projekti do të sjellë edhe të mira ekonomike, do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe qarkullimin e lirë të mallrave, ideve dhe kapitalit. Por, një pjesë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë jetuar, duke ndjekur zhvillimet politike në Kosovë, nuk mund ta kapërcejnë aq lehtësisht faktin që Serbia ka rol shumë të rëndësishëm në këtë projekt. Nuk duhet harruar as faktin që një pjesë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut kanë prejardhje nga Kosova, ndërsa lidhjet miqësore dhe familjare me shqiptarët e Kosovës, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të afërta. Së këndejmi, nuk duhet pritur nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të kenë qëndrime, të ngjashme me ato të shqiptarëve të Shqipërisë, të cilët kanë qasje tepër të ftohtë dhe distancuese ndaj bashkëpunimit rajonal ekonomik, por edhe kulturor e në fusha tjera.

Mbase, duke qenë rreth gjysmë shekulli të izoluar dhe duke jetuar në skamje të skajshme, duke i parë në mediat vuajtjet dhe sakrificat e panumërta të shqiptarëve të Kosovës, një pjesë e madhe e shqiptarëve të Shqipërisë, sidomos ajo që quhet elitë intelektuale dhe politike, nuk mund ta kuptojnë se projektet që i atribuohen tokës ballkanike, bartin me vete shumë reminishenca të së kaluarës së saj të përgjakur. Andaj, nuk është aspak e jashtëzakonshme që intelektualë si Fatos Lubonja ose Mustafa Nano, e shumë të ngjashëm si ata, kërkojnë me ngulm që të ketë bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke i dhënë përparësi pragmatizmit dhe mirëqenies ekonomike, e jo sentimentalizmit që e prodhon historia e dhimbshme mes shqiptarëve dhe serbëve!/Shenja/

Tags: Ballkani i HapurBEKosovaMaqedonia e VeriutSerbia
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Foto/ Një 15 vjeçar ka vdekur në vend, pasi vetura të cilën ai e vodhi me dy shokët e tij, u përplas për një tabelë reklamash diku në rrugët e Floridas

Lajmi tjetër

Ministrja Gërvalla uron shtetin gjerman për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM