Organizuar nën kujdesin e qeverive të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, për herë të parë do të mbahet paniri i parë ndërkombëtar i verës së “Open Balkan”.
Panairi do të mbahet në Beograd nga 1 deri më 4 shtator dhe do të mblidhen më shumë se 350 ekspozues nga 20 vende.
Po ashtu panairi do të prezantojë gjithashtu një numër ekspertësh të verës, tregtarë, shpërndarës, gazetarë të verës, kritikë, blogerë dhe përfaqësues nga mediat më të rëndësishme në botë.
Gjithashtu, kjo është një mundësi për të gjithë ekspozuesit që të takohen, të ndajnë përvojat e tyre dhe të rrjetëzohen me shpërndarësit e përfaqësuesit e industrive plotësuese./OES/