Ditën e nesërme do të zhvillohet samiti i rradhës i nismës rajonale, Ballkani i Hapur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
Në orën 09:55 është parashikuar që të mbërrijnë të gjithë liderët e vendeve pjesëmarrëse në vendin ku do të mbahet samiti për të bërë foton tradicionale, teksa në 10:00 do të jetë hapja zyrtare e Ballkanit të Hapur.
Agjenda do të vijojë 1 orë më pas, ku do të ketë takime me përfaqësues të grupit të investimeve në kuadër të iniciativës Ballkani i Hapur.
Në 12:00, do të ketë takime me përfaqësues të grupit të krizave ushqimore dhe energjitike, ndërsa në 13:00 do të mbahet ceremonia për formimin e disa marrëveshjeve.
Në samitin e nesërm, do të ketë përfaqësues nga Bosnje dhe Hercegovina, ministri i Jashtëm i Hungarisë dhe Turqisë./euronews.al/