Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, diskutuan sot për propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të mos lejohen konflikte dhe tensione shtesë në Ballkan.
Bettel tha se Bashkimi Evropian nuk është vetëm interes politik kombëtar, por një projekt paqeje.
“Ballkani ka qenë një fuçi baruti për kontinentin tonë, duhet të bëjmë gjithçka ta shmangim. Qoftë Open Ballkan. Kosovë – Serbi, është e rëndësishme të vijojmë përpara. Nuk mund ti lejojmë vetes konflikte dhe tensione shtesë”, tha tutje ai.
Bettel bëri të qartë se Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara dhe se nuk mund të jetë vend anëtar i BE-së pa plotësuar kriteret e Kopenhagës apo dhe plotësimi i kapitujve. Ai shtoi se hapja e negociatave, është një meritë e Shqipërisë dhe nuk mund t’i humbasin meritat duke e justifikuar me luftën në Ukrainë./21Media