Rrugëtimi i klubeve tona në Evropë do të nisë mesditën e sotme, me Ballkanin që do të përjetojë e para ankthin e pritjes për të mësuar se me cilin kundërshtar do t’i përballet në Ligën e Kampionëve.
Shorti i turit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve do të hidhet në ora 12:00, ku kampioni aktual i yni e di kundërshtarët e mundshëm pasi i ka mësuar një ditë më parë.
Pesë kundërshtarët e mundshëm janë: Malmo (Suedi), Bodo/Glmit (Norvegji), HJK Helsinki (Finlandë), The Neë Saints (Uells) dhe Zalgiris (Lituani).
Këto dy skuadrat e fundit do të ishin kundërshtarët më të mirë në letër për kampionët tan për të vazhduar rrugëtimin e tyre në garën më të madhe në botë për klube.
Vetëm 60 minuta më vonë, para ekranit do të jenë tri klube tjera tona, me Dritën, Gjilanin dhe Llapin që do të presin shortin për rrethit të parë eliminator të Ligës së Konferencës.
Nënkampioni jonë Drita do të peshojë njërin nga pesë klubet si Inter Turku (Finlandë), Panevezys (Lituani), Paide Linaameeskonds (Estoni), Akademija Pandev (Maqedoni) dhe Hamran Spartans (Maltë).
Llapi, fitues i Kupës së Kosovës, do të luajë edhe këtë vit në Ligën e Konferncës, ku edhe llapjanët e dinë përafërsisht se cili kundërshtarë mund t’iu bie.
Olimpija (Slloveni), Buducnost (Mali i Zi), Torshavn (Ishujt Faroe), Griza United (Maltë) dhe St Joseph (Gjibraltar) janë kundërshtarë e mundshëm të Llapit.
Llapjanët rrezikojnë vetëm me sllovenët, pasi skuadrat tjera janë të përballueshme për skuadrën e Tahir Batatinës.
Shpresojmë që klubet tona të kenë fat dhe të marrin kundërshtarët që do të mund t’i kalonin, pasi çdo rund i kaluar vlen miliona euro. /Telegrafi