Fol Drejt
E enjte, 15 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Ballkani Perëndimor: Forcimi i bashkëpunimit është i domosdoshëm

6 vjet më parë
in BOTA, LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Greqia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duan të bashkëpunojnë ngushtë mes vete. Lista e detyrave është e gjatë. Por konfliktet kanë frenuar shumë projekte.

Një magjistrale të çon nga Greqia drejt kufirit të Shqipërisë. Por rruga përfundon këtu, sepse ajo është në pritje të ndërtimit nga pala shqiptare, e cila shumë ngadalë po i çon përpara projektet infrastrukturore, që pengon edhe zhvillimin ekonomik. Një shembull me simbolikë të fuqishme. Greqia është partneri më i rëndësishëm tregtar jo vetëm i Shqipërisë por edhe Maqedonisë Veriore. Megjithatë mes këtyre vendeve ka shumë pak lidhje ajrore. Me Marrëveshjen e Prespës është zgjidhur problemi shumëvjeçar për emrin e Maqedonisë Veriore, i cili konsiderohet nga shumëkush si historike.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Rrjetet rajonale

Problemet e rajonit janë një fenomen që zgjat më shumë se një shekull. Që nga koha antike dhe Perandoria Osmane në këtë rajon janë gërshetuar shumë kultura dhe raporte tregtare. Në veçanti Selaniku ka qenë asokohe një qendër kosmopolite. Kryetar i bashkisë së Selanikut Giannis Boutaris thotë se tani është vendosur një linjë e drejtpërdrejtë ajrore mes Selanikut dhe Stambollit. Në kohën kur kryeministri Alexis Tsipras ende hezitonte nga raportet me homologun maqedonas Zoran Zaev, ky i fundit ishte për vit të ri mysafir i kryebashkiakut të Selanikut.

Ndërkohë shumë komuna kanë vendosur të zgjidhin vet problemet ekonomike. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë: “Qytetet në rajon po bashkëpunojnë mes vete shumë më mirë se qeveritë e rajonit. Në takimin e Selanikut me titull “Regional Forum”, ai shtoi: “Qytetet po përballen drejtpërdrejt me problemet e njerëzve, ndërsa ne duhet të kujdesemi për zgjidhjen e problemeve.”

Prishtina dhe Selaniku janë larg mes vete vetëm tre orë me makinë. “Kur shëtis nëpër Selanik, atje shoh edhe shumë njerëz nga Kosova, të cilët vijnë këtu për të blerë gjëra.” E njëjta vlen edhe për maqedonoveriorët, sepse Selaniku është më afër Shkupit se Athina. Por sfidat e rajonit janë të shumta. Infrastruktura, problemet me viza, bashkëpunimi në fushën e ekologjisë apo menaxhimi i mbeturinave janë probleme që mund të zgjidhen me një politikë të përbashkët.

„Ky rajon është pjesë e Evropës”

Me 2003 në Porto Carras, rreth 100 km në jug të Selanikut është mbajtur një samit i BE, në kohën kur Greqia ishte kryesuese. Pjesëmarrësit premtuan se Ballkani Perëndimor do të ketë perspektivë evropiane, por më parë duhet të reformohet ngjashëm sikur edhe BE-ja. Por kanë kaluar 16 vjet dhe reformat në shumë vende ende mungojnë. Dhe pikërisht Greqia ka mësuar gjatë kësaj krize se çfarë do të thotë anëtarësia në BE.

Ish-kryeministri grek Georgios Papandreou ishte në vitin 2003 ministër i Jashtëm. “Në kohën e presidencës greke është thënë për herë të parë se ky rajon është pjesë e Evropës”, thotë Papandreou në intervistë me DW. Greqia si vend anëtar i BE mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë rrugë. “Ne duhet të marrim proceset në duart tona dhe duhet të ecim përpara.”

Rritja ekonomike me ndihmën greke

Realiteti është megjithatë më i vështirë. Konfliktet politike dhe klima e keqe atje, janë acaruar për shkak të konfliktit rreth kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Profesori grek Christos Nikas është i shqetësuar: “Gjendja ekonomike në këto vende është dëshpëruese. Ato janë shumë larg vendeve të BE si Çekia apo Hungaria. Shkaku kryesor është se këto vende kanë ndërprerë bashkëpunimin pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë. Ato përpiqen të etablohen në tregjet, ku nuk kanë shanse serioze.”

Njëkohësisht  edhe institucionet e këtyre vendeve paraqesin një pengesë për zhvillimin. Ndaj dialogu paraqitet si një hap shumë i rëndësishëm. Rajoni do të duhej të mësonte nga gabimet e Greqisë në aspektin ekonomik. Për Ballkanin Perëndimor është shumë me rëndësi të ndërlidhet me Perëndimin. Marrëveshja e Prespës mund të shënojë një kthesë në këtë drejtim, sepse Maqedonia Veriore nuk do të jetë vetëm anëtare e NATO-s por së shpejti pret edhe hapjen e rrugës për anëtarësim në BE.

Por këto vende nuk janë në zë të mirë në Bruksel apo Berlin, për shkak të gjendjes  së keqe ekonomike, mendon Dushan Reljiq, drejtor i zyrës së Fondacionit për Shkencë dhe Politikë në Bruksel. “Ballkani Perëndimor nuk është një burim i humbjeve ekonomike. Prkundrazi vendet e BE kanë arritur një bashkëpunim ekonomik me vendet e këtij rajoni prej 100 miliardë euro në dhjetë vitet e fundit.”

Takimi në Selanik mund të sinjalizojë një fillim të ri në këto raporte. Ndërsa Greqia pas kalimit të krizës ekonomike mund të shndërrohet në një mbështetëse të rëndësishme të proceseve edhe në Ballkanin Perëndimor./dw

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Greqi: Kush ka para mund të bëhet europian fare lehtë

Lajmi tjetër

Miradije Kelmendi, sot do të raportojë para Komisionit për Punë të Brendshme

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM