Fol Drejt
E mërkurë, 21 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Ballkani Perëndimor përjeton krizë, pas krize

3 vjet më parë
in EKONOMI, RAJON
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen në të njëjtën kohë me një sërë goditjesh ekonomike. Ekonomia e rajonit sapo kishte filluar të rimëkëmbej nga recesioni i shkaktuar nga pandemia e Covid-19, por tani duhet të përballet edhe me pasojat e luftës në Ukrainë, një rritje të ndjeshme të inflacionit dhe një tranzicion urgjent në sektorin energjitik.

Nga Richard Record, Sanja Madzarevic-Sujster & Tihomir Stucka

“Brookings Institute”

Lexoni edhe..

Prokuroria e Beogradit: Dikush e ka publikuar certifikatën e vdekjes me imazhin e Vuçiqit

Flet Vuçiq: Është e padrejtë ndaj rusëve nëse vendosim sanksione

Porosit Web Porosit Web

Ecja përpara përmes këtyre krizave përfshin rreziqe, dhe do të kërkojë zgjedhje të kujdesshme. Të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – përjetuan një rimëkëmbje të madhe ekonomike me 7.4 për qind rritje në vitin 2021, ndërsa rajoni nisi të dalë nga recesioni ku u zhyt në vitin 2020.

Në fakt, norma e rimëkëmbjes i tejkaloi parashikimet, për shkak të një kombinimi të rritjes së kërkesës së konsumatorit, kufizimeve të lehtësuara për udhëtimet, pavarësisht shkallëve të larta të infeksionit dhe normës së ulët të vaksinimit, dhe një rikthimi të investimeve dhe rritjes së eksporte – që të gjitha këto të ndihmuara nga mbështetja e vazhdueshme fiskale nga qeveritë e rajonit.

Pra patëm një rikthim tek rritja ekonomike, me krijimin e vendeve të reja të punës, që ndihmoi në uljen e varfërisë në të gjithë rajonin. Po ashtu gjatë vitit të kaluar u rritën të ardhurat nga taksat, duke reduktuar deficitet buxhetore dhe borxhin publik.

Megjithatë, një vit rritje nuk është koha e mjaftueshme për çdo vend për ri–ngritjen e ekonomisë dhe për t`u përgatitur për krizën e ardhshme. Borxhi publik ra në 57 për qind të PBB-së në vitin 2021, rreth 4 për qind më i ulët sesa kulmi i vitit 2020, por gjithsesi 50 për qind më i lartë në krahasim me periudhën para Covid-19 të vitit 2019.

Për pasojë, qeveritë në të gjithë Ballkanin Perëndimor hynë në këtë vit me një hapësirë më të kufizuar për manovrim. Edhe para shpërthimit të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor tashmë po ngadalësohej drejt normave të para krizës. Po ashtu edhe inflacioni po rritej pasi kufizimet e ofertës dhe kërkesa e ndrydhur në të gjithë botën, sollën rritjen e çmimeve.

Lufta në Ukrainë po i përkeqëson këto dy tendenca, dhe po vazhdon ta rrisë inflacionin gjithnjë e më shumë. Gjithashtu ajo po e dëmton besimin e biznesit dhe konsumatorit, duke ndikuar tek tregtia dhe turizmi, dhe duke shkaktuar ndërprerje serioze në zinxhirët e furnizimit me ushqim dhe energji.

Kjo vlen sidomos për Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat janë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor më të ekspozuara ndaj tregtisë me Rusinë dhe Ukrainën. Ballkani Perëndimor përballet aktualisht me një perspektivë veçanërisht të pasigurt.

Përveç shpërthimit të luftës në Ukrainë, Covid-19 nuk është zhdukur dhe ndërprerja e energjisë e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, ka nxjerrë në pah dobësitë që lidhen me mbështetjen ende të madhe të rajonit tek lëndët djegëse fosile.

Ndërsa ne prisnim një rikthim të fortë e të vazhdueshëm të rritjes ekonomike në vitin 2022 pasi u hoq shumica e masave epidemiologjike, dhe teksa një kërkesë ende e ndrojtur nxiti rritjen e konsumit dhe investimeve, lufta e ka prishur këtë trajektore.

Sipas skenarit bazë, ne presim që prodhimi real të rritet me 3.1 për qind në vitin 2022 – një rishikim me rënie thuajse 1 për qind – dhe nën normën historike të rritjes për rajonin. Për më tepër, rënia e vazhdueshme ekonomike dhe parashikimet për një inflacion më të lartë, mund të ndodhin nëse konflikti Ukrainë-Rusi do të shtrihet edhe në verën e këtij viti, nëse do të intensifikohen sanksionet dhe nëse ngadalësohet më tej rritja ekonomike e BE-së.

Rajoni po përballet aktualisht jo vetëm me një ngadalësim të rritjes ekonomike, por rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, nënkupton se familjet më të varfra që shpenzojnë më shumë se sa 60 për qind të buxheteve të tyre për ushqim dhe energji po përjetojnë një normë veçanërisht të lartë inflacioni.

Shpeshherë atyre u mungojnë mekanizmat e përballimit të një kostoje më të lartë të jetesës. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor e përballuan relativisht mirë goditjen e fortë nga pandemia e Covid-19, pasi ato u rimëkëmbën më shpejt dhe më fuqishëm se sa pritej, duke përdorur politikën fiskale për të mbështetur familjet dhe kompanitë më të cënueshme.

Megjithatë, burimet janë varfëruar, dhe tani sfidë kryesore është si t’u përgjigjemi nevojave me emergjente, duke mbajtur ndërkohë në vëmendje reformat e nevojshme për të mbështetur një rritje ekonomike të shpërndarë në një mënyrë më të barabartë, më të gjelbër dhe tëqëndrueshme nesër.

Qeveritë do të duhet të jenë të kursyera, duke i përdorur me kujdes burimet e tyre të kufizuara fiskale për të mbrojtur familjet më të varfra, të cilat shpenzojnë një pjesë të mirë të të ardhurave të tyre për ushqim dhe energji.

Masat politike për t’iu përgjigjur nevojave aktuale dhe emergjente, duhet të jenë të kufizuara në kohë, në mënyrë që qeveritë të mund t’i kthehen rindërtimit të mekanizmave mbrojtës, teksa presionet nisi të lehtësohen.

Së fundmi, qeveritë nuk duhet të harrojnë reformat e neglizhuara që nga viti 2020, të cilat janë jetike për forcimin e rritjes potenciale ekonomike afatgjatë. Reformat strukturore për të përmirësuar kapitalin njerëzor, për të mbështetur pjesëmarrjen në tregun e punës (veçanërisht për gratë dhe të rinjtë) dhe për të forcuar konkurrencën, do të ndihmonin në nxitjen e rritjes potenciale që ishte ngadalësuar edhe para krizës aktuale.

Për më tepër, tërheqja e investimeve të huaja më miqësore me mjedisin dhe me vlerë të shtuar më të lartë, do të kërkonte përpjekje më të mëdha për të përmirësuar rregulloret e biznesit dhe për të nxitur ndërlidhshmërinë dhe dixhitalizimin.

Tags: Ballkani PerendimorekonomiKriza
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Google i ndihmon mësuesit e ukrainas me kompjuterë

Lajmi tjetër

Fillon seanca, pak deputet të pranishëm

Të ngjajshme

RAJON

Prokuroria e Beogradit: Dikush e ka publikuar certifikatën e vdekjes me imazhin e Vuçiqit

27 Mars, 2024
RAJON

Flet Vuçiq: Është e padrejtë ndaj rusëve nëse vendosim sanksione

20 Shkurt, 2024
LAJME

Kryeministri i Greqisë nga Beogradi: Nuk kemi ndryshuar qëndrimin karshi Kosovës

12 Shkurt, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM