Boris Johnson, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, ka thënë së fundi se vendi që ai e udhëheq, është thellësisht e përkushtuar ndaj sigurisë në Evropë, transmeton Fol Drejt.
Sipas tij, kjo pjesë e Evropës, ndodhet para një rreziku të madh.
“Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e përkushtuar ndaj sigurisë në Evropë. Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë në më shumë se dy dekada. Ne kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur sukseset e arritura përmes paqes dhe dialogut – nuk mund të lejojmë asnjë kthim në dhunën dhe ndasitë e së kaluarës. Përvoja dhe ekspertiza e gjerë e Sir Stuart Peach do të përforcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur paqen dhe për të promovuar integrimin euroatlantik në këtë rajon kyç”, është shprehur kryeministri britanik.
Këtë koment Johnson e bëri pas emërimit të Sir Stuart Peach të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.