Skuadra FC Ballkani ka arritur që ta mposht atë të Shkupit me rezultat 1:0, kështu duke e vazhduar ëndrrën e saj evropiane.
Golin e parë të këtij takimi arriti ta shënojë Meriton Korenica në minutën 70-të të takimit, njofton Klan Kosova.
Ky takim ishte i vlefshëm për fazën play-off të Ligës së Konferencës dhe u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Vlen të theksohet se Shkupi në minutën e 3-të mbeti me një lojtar më pak. Kjo pasi mbrojtësit Xhelil Abdullahut iu dha kartoni i kuq.
Kujtojmë se Liga e Konferencës është e treta për nga rëndësia, por kualifikimi në fazën e saj të grupeve është historik për një skuadër nga Kosova.
Kështu Ballkani bëhet ekipi i parë nga Kosova që luan në këtë fazë të njërës prej garave të UEFA-s.