Sipas Football Insider, sulmuesi i Arsenalit, Folarin Balogun, i cili aktualisht po kalon një sezon të shkëlqyer si i huazuar te Reims, do të kthehet në Emirates vetëm nëse Topçinjtë i garantojnë atij futbollin e ekipit të parë.
Balogun ka shënuar 18 gola në Ligue 1 këtë sezon dhe po tërheq interes nga shumë klube si AC Milan dhe RB Leipzig./FolDrejt/