Sulmuesi i Arsenalit, Folarin Balogun, aktualisht i huazuar tek skuadra franceze Reims, ka folur për të ardhmen e tij tek klubi londinez, shkruan Fol Drejt.
“Ka bisedime që duhet të zhvillohen dhe nuk është një vendim që do të merret vetëm nga unë. Klubi do të më njoftojë këndvështrimin e tij dhe jam i sigurt se do të arrijmë një marrëveshje”, tha ai për Sky.
Balogun tutje ka thënë se është mirë që Arteta po shikon se çfarë po ndodh. /FolDrejt/