Në ditën e fundit të “Festivalit Rruga e Balonës dhe Kulturës në Kapadokya” që mbahet në qytetin Nevşehir të Turqisë, në qiejt e rajonit fluturuan balona me figura, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Qyteti Nevşehir që nga 5 gushti mirëpret aktivitete të ndryshme në kuadër të aktivitetit “Festivalet e Rrugës së Kulturës” të cilat këtë vit zhvillohen në 11 qytete nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Në mesin e aktiviteteve të festivalit që mbahet në qytet dhe i cili do të përfundojë sot, gjatë perëndimit u zhvillua edhe fluturimi i balonave figurative.
Pas përgatitjeve të ekipeve në zonën e festivalit në qytezën Göreme, balonat me figura të ndryshme u ngjitën në qiell njëra pas tjetrës.
Turistët ndoqën peizazhin shumëngjyrësh që u paraqit, teksa balonat fluturonin mbi oxhaqet (shkëmbinjtë me majë) dhe formësimet shkëmbore natyrore.
“Festivali Rruga e Balonës dhe Kulturës në Kapadokya” do të përfundojë pas aktiviteteve që do mbahen brenda ditës.