Balotelli u bashkua me klubin e vendlindjes Brescia në gusht të vitit të kaluar, por u lidh me një transferim te Napoli.
Ish sulmuesi i Milanit, Interit dhe Liverpoolit tha se ai u përpoq të bashkohej me Napolin dhe sugjeroi që ai akoma do të donte një transferim në ‘Stadio San Paolo’.
“Do të beja qejf në Napoli. Do ta bëja vajzën time kryetare të ultrasve. Ajo është tifoze e Napolit.
“Unë i këndoj asaj, ‘Brescia, Brescia’, por ajo vazhdon të mbështesë Napolin. Ajo ishte shumë e lumtur kur e çova në San Paolo, ajo ishte mahnitur nga atmosfera në stadium.
“Gjithmonë është një emocion i mirë të jesh në San Paolo, megjithëse për mendimin tim stadiumi më i bukur është San Siro”.